Pësoi lëndime pasiqë u sulmua nga dy persona

Duke shkuar në banesë ia grabitën çantën e krahut

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 20:00 në Prishtinë një vajze i është grabitur çanta e krahut nga dy persona, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Derisa po hynte në hyrjen e banesës së saj, vajzës i janë grabitur një patentë shoferi dhe dy ID të fakultetit.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se derisa po hynte në  hyrjen e banesës së sajë, dy persona me veshje sportive, në kokë gjithashtu mbanin kapelë sportive, nga mbrapa e kanë sulmuar duke i  grabit qantën e krahut, dhe janë larguar në drejtim të pa njohur”, bën të ditur policia.

Me vendimin e Prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./21Media

Back to top button