U kap duke vjedhur në market, duke ikur lëndoi një person

Menaxherja e marketit u lëndua nga i dyshuari

Policia njofton se dje në Prishtinë është arrestuar një dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili nga menaxherja e një marketi është zënë duke vjedhur një shishe alkool.

Siç njofton policia, i dyshuari gjatë tentimit për të ikur nga vendi i ngjarjes ka lënduar menaxheren e marketit, e cila ka marrë tretman mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit  me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendren e mbajtjes”, bën të ditur më tutje policia./21Media

Back to top button