Pete Davidson bën tatuazh emrin e Kim Kardashian

Pete Davidson sapo tregoi se dashuria e tij për Kim Kardashian është serioze.
Ylli i “Saturday Night Live” ka bërë tatuazh emrin e të dashurës së tij në gjoks.
Boja e freskët – “KIM” me shkronja të zeza – u zbulua në foto.
Pasi panë fotot, disa fansa thanë se Kardashian, mund të ketë bërë edhe vetë shkrimin e Davidson.
“Duket si diçka e bërë nga dikush që nuk bën tatuazhe. Unë kam një supozim të madh që ai e la Kim-in ta bënte atë”, tha një fans në seksionin e komenteve.
“Është e gjitha shumë Kravis”, tha një tjetër, duke iu referuar tatuazhit që Travis Barker bëri me emrin e të fejuarës Kourtney Kardashian në prill 2021./21Media

Back to top button