Më shumë se 1.89 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni

Më shumë se 1.89 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, ka thënë agjencia e Gardës Kufitare polake.

Më shumë se gjysmë milioni mund të jenë larguar tashmë nga vendi, sipas profesorit Maciej Duszczyk të kërkimit të migracionit të Universitetit të Varshavës.

Dhe 94% e atyre që kalojnë kufirin kanë qenë shtetas ukrainas, transmeton rtv21.tv

Vetëm të martën, 66,600 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Twitter, 7% më pak nga e hëna.

Deri në orën 06:00 GMT të së mërkurës, 13,600 njerëz kanë kaluar, nga 17,500 në të njëjtën periudhë të së martës.

Shumica e refugjatëve kanë shkuar në qytete të mëdha, duke përfshirë Varshavën, Krakovën dhe Wroclaw, të cilat po përjetojnë vështirësi në përballimin e shifrave./21Media 

Back to top button