Pete Davidson do të jetë pjesë e sezonit të dytë të “The Kardashians”

Pete Davidson do të jetë zyrtarisht pjesë e sezonit të dytë të “The Kardashians”.
“Jeta është e mirë, kam një të dashur të ri”, thotë Kim Kardashian në trailerin e ri për sezonin e dytë.
Në sezonin e ri po rikthehen edhe Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.
Në episodet e ardhshme parashikohet të jetë e përfshirë edhe shtatzënia e dytë e Kylie Jenner dhe planifikimi i dasmës së Kourtney Kardashian me Travis Barker.
Sezoni i dytë i “The Kardashians” do të shfaqet premierë më 22 shtator./21Media

Back to top button