Petkoviq: Afati vlen vetëm për formimin e Asociacionit

Negociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka caktim afatesh për të arritur marrëveshje përfundimtare.

Petkaviq në një deklaratë për media ka thënë se “I vetmi afat që po troket është për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin Prishtina është vonuar gati 10 vjet, dhe për këtë do të ishte mirë që Kurti të fokusohej në përmbushjen e atij obligimi dhe ta implementojë atë që është nënshkruar në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.

Sipas tij, “afatet tjera janë vetëm në kokën e Kurtit”.

Petkoviqi ka shtuar se Kosova “vetëm mund të ëndërrojë që Serbia do ta njohë, një pjesë të territorit të saj, si shtet”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button