Petkoviq: Bislimi tha që nuk i interesojnë serbët që duan ta braktisin Kosovën

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, i cilësoi si të vështira dhe të tensionuara bisedimet e të enjtes. Ai tha se pati bisedime direkte me palën kosovare.

“Ky është takimi i gjashtë me radhë. Ne gjithmonë insistojmë që të flasim, ne gjithmonë insistojmë në takime, ne gjithmonë duam të vazhdojmë dialogun për këtë çështje për të zgjedhur një zgjidhje. Kjo ju tregon se sa konstruktiv”, tha Petkoviq,

Petkoviq u shpreh se  shpreson që në takimin e radhës, më 13 maj, do të ketë përparim.

“Ne i bëmë komentet e fundit për propozimet e BE-së dhe ia dorëzuam Lajçakut me mirëbesim dhe të tilla u vlerësuan. Bislimi gjatë gjithë kohës bëri paralele, tha se nuk i interesojnë serbët që duan të braktisin Kosovën por ata që duan të integrohen, me të cilën edhe konfirmoi se politika e Kurtit është që të mos ketë serbë në Kosovë e M.”, tha Petkoviq.

Më tej ai shtoi  se do të vazhdojë pala serbe të insistoi në themelimin e Asociacionin.

Petkoviq tha se pala serbe do të dalë me komente për disa ide të reja të paraqitura nga Lajçaku, deri në rundin e radhës të dialogut më 13 maj.

 

 

Back to top button