​Vuçiq fajëson britanikët e amerikanët për heroinat kosovare

Presidentja Vjosa Osmani në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mori me vete katër heroina për të dëshmuar se ato janë mbrojtëset e së vërtetës të dhunës serbe gjatë luftës në Kosovë.

Osmani kishte marrë me vete Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tahirin, për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe e vërteta do të mbrohet.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka folur edhe për gratë që ka qenë pjesë e delegacionit të saj në takim – një e mbijetuar e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë, Elhame Muçolli, një grua që ka familjarë të zhdukur në luftë, Fahrije Hoti, si dhe dy gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri.

Pjesëmarrja e tyre në KS të OKB-së nuk i ka pëlqyer Beogradit zyrtar, i cili vazhdimisht po hedh poshtë krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe dhunimet seksuale gjatë luftës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot në Nju Jork rreth pjesëmarrjes së heroinave kosovare në KS të OKB-së. Ai për këtë ka “fajësuar” britanikët dhe amerikanët, të cilët sipas tij, i kanë lejuar të hyjnë brenda.

“Po e kam të qartë janë marrë vesh me anglezët dhe me amerikanët dhe kanë hyrë brenda. Ju tani mendoni se atje ka ndonjë protokoll, të cilin me të vërtete e ka respektuar dikush nga fillimi deri në fund. Ne pritëm dhe u vonua takimi Këshillit të Sigurisë sepse dikush që ishte i ndërgjegjshëm nuk donte të linte brenda, dhe pastaj pasoi thirrja telefonike, sigurisht askush nga Serbia nuk ka thirr, edhe nga Bangladeshi jo dhe me besoni edhe nga Peruja jo, vetëm mendoni nga ku kanë mundur të thërrasin dhe ju thotë lëshoni brenda. Dhe atëherë ajo (Vjosa Osmani) ka gënjyer natyrisht, se janë anëtare të kabinetit dhe asnjëra prej tyre nuk është anëtare e kabinetit”, ka thënë Vuçiq.

I pari i Serbisë ka folur edhe rreth ndalimit të dinarit, pasi BQK-ja vendosi nga 1 shkurti i këtij viti euron si valutë të vetme për pagesa.

“Shqiptarët marrin vendimin plotësisht të kundërligjshme të cilën të gjithë ata e kritikojnë që është që do ta largojmë dinarin dhe pastaj pas një muaji kur serbët nuk pajtohen në që të thonë rroftë largimi i dinarit, ata thonë nuk ka pajtim dhe vullnet, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe nuk ka gatishmëri për kompromis, ju ndaloni, nuk besoni s’keni ç’të bëni vetëm të kërceni nga ndonjë ndërtesë”, ka thënë Vuçiq.

Back to top button