Petkoviq i reagon Qeverisë së Kosovës: Prishtina po e vret dialogun

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka thënë se pala kosovare se “po e vret dialogun” pas takimeve të djeshme që u mbajtën në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.
“Bislimi dje në Bruksel: refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, e quajti Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare inekzistente, e kritikoi Elektroseverin si jonormal, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së për Asociacionin, të gjitha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po e vret dialogun!”, ka shkruar sot Petkoviq.
Qeveria e Kosovës në një të martën pas takimit ka thënë se Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj.
“Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit”, në njoftim./21Media