Petkoviq për Bislimin: Vjen gjithmonë vetëm në Bruksel, në tavolinë bën sikur i di të gjitha

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, në një intervistë për TV pink ka folur për negociatat e Brukselit, i cili ka thënë se nuk pret shumë nga raundi i ardhshëm i dialogut.

Ai ka thënë se kreu i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, gjithmonë paraqitet i vetëm në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe sipas Petkovic “ ai bën sikur i di të gjitha”.

Petkoviq ka deklaruar se Republika e Kosovës është e interesuar vetëm për njohjen nga ana e Serbisë, megjithatë sipas tij sa të jetë Vuçiq president, diçka e tillë s’do të ndodhë asnjëherë.

“Negociatori i tyre vjen pothuajse gjithmonë i vetëm dhe paraqitet si një shumëfunksional që mendon se di gjithçka, por në të vërtetë e vetmja gjë që bën është sabotimi i dialogut. Prishtina nuk dëshiron asnjë lloj normalizimi të marrëdhënieve; e vetmja gjë që intereson regjimin e Kurtit është njohja nga ana e Beogradit, por kjo nuk do të ndodhë kurrë, për sa kohë që Serbinë e udhëheq presidenti Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Petkoviq në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të TV Pink. /21Media

Back to top button