Petkoviq thotë se u ndalua që t’i vizitojë dy të plagosurit

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se u ndalua t’i vizitojë në spitalin e Graçanicës dy të plagosurit në Shtërpcë.
Për këtë pamundësi, Petkoviq ka shkruar se “Kurti ma ndaloi që t’i vizitojë serbët e lënduar”.
Në fund, ai i ka shtruar një pyetje emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Sonte, Kurti ma ndaloi që t’i vizitojë serbët e lënduar, Milloshin dhe Stefanin në spitalin e Graçanicës. Përkundër se kërkova që të më lejohet vizita e të plagosurve, hasa në një bllokadë. Askush s’mund ta fshehë të vërtetën për vuajtjen e fëmijëve tanë! A janë ata pasuri evropiane?”, ka shkruar Petkoviq duke etiketuar në Twitter edhe llogarinë e Lajçak./21Media

Back to top button