Takimi në Bruksel, Kurti çuditet që s’ka ende datë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i çuditur që ende s’ka datë për takimin e radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Në konferencën e mbajtur  të premtën me 06 janar Kurti ka thënë se ishin marrë vesh për takime çdo muaj, megjithatë ka katër muaj që s’ka pasur takim të nivelit të lartë.
“Nuk kemi datë të radhës për takim. Kjo është pak e çuditshme për mua, pasi më 18 gusht jemi marrë vesh që të kemi takim çdo muaj. Më 9 shtator emisarët sollën propozimin e tyre. Kanë kaluar katër muaj dhe kemi pas veç një takim në Bruksel. Kam pritur intensitet dhe dinamikë më të lartë nga 18 gushti dhe 9 shtatori”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button