Petrovci tregon sekretin e shfaqjes “Muslimani”

Aktori i njohur, Enver Petrovci sonte në emisionin “21 Gradë” të RTV21 foli për shfaqjen e tij “Muslimani”, e cila ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.
I pyetur se cili është sekreti i shfaqjes “Muslimani” përtej aktrimit, Petrovci u shpreh se sekreti i saj është se është e vërtetë. Ai tha se e ka shkruar dramën me plot shpirt, shkruan rtv21.tv
Aktori tregoi se emrin shfaqjes “Muslimani” nuk ia ka vënë ai, por një shok i tij.

“Muslimani”, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, nga 21 marsi ka filluar të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje, prezanton se si ndër shqiptar është e ndaluar martesa e bashkëkombasve të feve të ndryshme dhe si ky koncept ndryshon kur protagonisti kryesor dashurohet./21Media

Back to top button