Pezullohet nga puna kryeinspektori, në rastin Dehari

Është pezulluar nga puna kryeinspektori i Inspektoratit, Ylber Topalli. Këtë vendim e mori Komisioni Disiplinor duke u thirrur n egjetjet e raportit të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se procedura disiplinore ndaj Topallit është iniciuar “për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016”.
“Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./21Media

Back to top button