Bekë Berisha: Nëse Kurti s’mund ta zgjidhë problemin me SBASHK-un, si do të mundet atë me Serbinë?
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka folur sërish për grevën në arsim, duke kritikuar Qeverinë e Kosovës që s’po gjen zgjidhje për të filluar mësimin në shkolla.
Berisha shtroi një pyetje për kryeministrin Kurti se nëse nuk mund të gjejë zgjidhje me sindikatën e arsimit, si mundet ta arrijë me Serbinë.
“Kryeministri që nuk ka afinitet me zgjidh një problem me SBASHK un Si do të mundet me zgjidh problemin “nyen”Kosovë Serbi”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë mes kritikave të shumta për ngërçin mes Qeverisë dhe SBASHK-ut./21Media