Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për “ngacmim seksual”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është iniciuar rast ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’. Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.


Lëvizja Feministe Studentore ka reaguar pas vendimit të Universitetit të Prishtinës për profesorin Xhevat Krasniqi.

Kjo lëvizje po e kundërshton vendimin për suspendimin e të njëjtit, duke thënë se nëse Krasniqi nuk përjashtohet, do të përshkallëzojnë veprimet.

Aktivistja Anita Mjeku deklaroi se vendimi i Këshillit të Etikës është i njëanshëm dhe shkel rregulloren e Universitetit.

Në konferencën para objektit të rektoratit, Mjeku theksoi se vendimi nuk është marrë në mënyrë të pavarur.

Për më tepër, Mjeku tha se ky vendim është i papranueshëm, duke paralajmëruar edhe veprime të tjera.

Profesori Xhevat Krasniqi është pezulluar nga puna, pas denoncimit për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.

Ky vendim është marrë pas rekomandimit të Këshillit të Etikës së UP-së.

Back to top button