Pezullohet protesta e njësive speciale

(Lajm i përditësuar)

Është pezulluar protesta e Njësisë Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e paralajmëruar që të mbahet sot në mesditë.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së përmes një komunikate.

Sipas njoftimit, deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.

“Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.08/L-166 për Tubime Publike, përmes njoftimit zyrtar kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot me 07.11.2023, nga ora 12:00, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar.Pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se, me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot 07.11.2023, në ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Protesta e paralajmëruar është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër.


Njësia Speciale sërish proteston para Qeverisë

Njësia Speciale Intervenuese do të protestojë sërish sot për të shprehur pakënaqësinë për pagat, rrezikshmërinë dhe shtesat.

Ata do të protestojnë nga ora 12:00 para objektit të qeverisë në qendër të Prishtinës.

Protesta e tyre e parë u mbajt gjashtë ditë më parë./21Media

Back to top button