Pezullohet vendimi i Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagave të gjyqtareve dhe prokurorëve.
Sipas njoftimit për media nga nga kjo gjykatë vendimi erdhi pas padisë së Shoqatëve të Prokuororëve të Kosovës ndaj Qeverisë së Kosovës me të cilën ka kërkuar anulimin  e vendimit  me numër  03/109 i datës 23.11.2022.
“Gjykata Themelore  në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative,  me datën 29.11.2022,  ka pranuar  padinë me nr. 2767/2022  ku   Paditëse është  Shoqata  e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa e paditur  është Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar anulimin  e vendimit  me numër  03/109 i datës 23.11.2022,  i nxjerr nga e paditura, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë që të caktohet masa e përkohshme ndaj të paditurës, përkatësisht të shtyhet ekzekutimi  i vendimit  të të njëjtit, deri  në përfundimin  meritor  të  kësaj çështje  në  konfliktin administrativ.”, thuhet në njoftim.
Qeveria e Kosovës me 23 nëntor ka marrë vendim për zvogëlimin e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.
Vlera e zbritjes së pagës te shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, është 800 euro. Krejt kjo pasi Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish./21Media

Back to top button