Miratohet në parim Projektligji për zyrtarët publikë

Mes kritikash nga opozita, Komisioni për Administratë Publike ka miratuar në parim Projektligjin për zyrtarët publikë.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.
Ndërsa, kundër këtij projektligji ishin PDK, kurse kanë abstenuar LDK.
Gjatë shqyrtimit të Projektligiit për zyrtarët publikë në Komisionin për Administratë Publike, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me këtë projektligj ka “pushkatuar” zyrtarët publikë me shkeljet flagrante të pozitës së tyre.
Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për paga pritet të diskutohet nga ky komision pas një pauze deri në orën 13:00.

Back to top button