Pezullohet zyrtari i SHKK-së, dyshohet se pranoi ryshfet

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q., me dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Në njoftimin e SHKK-së, të hënën, thuhet se zyrtari ka marrë ryshfet.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në një njoftim të SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është zotuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësishtë rolit dhe funksionit që ka./21Media

Back to top button
close button