Philips: Administrata e Presidentit Trump e ka lënë anash Kosovën

Philip: Komuniteti ndërkombëtar ka dështuar, SHBA-të ta rikonfirmojnë mbështetjen për Kosovën.- SHBA-të të ulen në tavolinë në nivel të lartë diplomatik.-Philips: Gjykata speciale ka nevojë për një mandat të ri, ku përfshihen të gjitha krimet

Administrata e Presidentit, Trump, e ka lënë anash Kosovën, duke u marrë dmë shumë me çështje teknike se sa përmbajtësore politike, vlerëson ish këshilltari i lartë në departamentin amerikan të shtetit Dejvid Fillips. Thekson se komuniteti ndërkombëtar përgjithësisht ka dështuar t’i bëj presion Serbisë për njohjen e Kosovës, ndaj, sipas tij, pa zgjidhjen e fatit të të zhdukurve, çështje e cila vazhdon të mbetet plagë e hapur për Kosovën, nuk mund të ketë pajtim midis këtyre dy vendeve.  Në një intervistë për korrespondentin tonë në SHBA- Halil MULA, Filips thotë se Gjykata speciale duhet të ndryshoj mandatin dhe t’i trajtoj të gjitha  krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës./21Media

Back to top button