Pijanistja shqiptare që jeton në New York, së shpejti me projekte edhe në Kosovë

Adea Badivuku, pijanistja nga Kosova premton se së shpejti do të realizojë disa projekte edhe në Kosovë.
“Do t’i organizojmë disa festivale muzikore, vedoeklipe instrumetale”, tha pijanistja Badivuku për RTV21 përmes një video-lidhje nga New Yorku.
Këto projekte sipas saj do të realizohen gjatë vitit 2022.

Ajo gjithashtu në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” tregoi edhe për sukseset e saj në koncertet që po i mbanë atje.
Mbrëmë Adea përformoi në një nga sallat me prestigjioze botërore “Carnegie Hall” në New York. Performanca e saj u vlersua si e sukseshme dhe u prit mjaft mirë nga publiku amerikan./21Media

Back to top button