Në Vushtrri janë vendosur sot disa pika ushqimi për qentë dhe zogjtë

Në Vushtrri janë vendosur sot disa pika ushqimi për qentë dhe zogjtë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se projekti i pikave për ushqim për kafshët është financuar nga OJQ-ja ndërkombëtare Straycoco, i implementuar nga Birthanimal, që ka për qëllim që kafshët e rrugëve të mos jenë problematike duke kërkuar ushqim në mbeturina e kontejnerë.

“Një qen i ngopur, i vaksinuar, i sterilizuar e dehelmentizuar nuk i trazon njerëzit, është më i qetë dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. OJQ StrayCoCo po ashtu ka ndihmuar në sterilizimin dhe trajtimin e qenve me pronar në Vushtrri”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri në Facebook./21Media