​Pikë kthese për futbollin në Dragash, inaugurohet fusha e re

Në Dragash është inauguruar sot fusha e re e futbollit, një investim i rëndësishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, që do të përmirësojë dukshëm infrastrukturën sportive në këtë regjion.

Në fazën e ardhshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport do të realizohet edhe projekti i ndërtimit të tribunës dhe lokaleve përcjellëse të stadiumit.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë presidenti i FFK-së Agim Ademi, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe kryetari i regjionit të Prizrenit, Mirsad Çollaku.

Presidenti Ademi shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për avancimin e futbollit në Kosovë.

Fusha e re shënon një pikë kthese për futbollin në Dragash dhe për zhvillimin e talenteve në këtë komunë.

Back to top button