Piloti që bombardoi teatrin në Mariupol është një “përbindësh”
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha të enjten se rusi që bombardoi një teatër që përdorej si strehë civile në qytetin e rrethuar të Mariupolit është një “përbindësh”.
Reznikov i tha Parlamentit Evropian përmes video-lidhjes se piloti e hodhi bombën pavarësisht faktit që kishte fjalën “fëmijë” të shkruar me shkronja të mëdha në dy anët e ndërtesës, transmeton rtv21.tv.

Nuk është e qartë se sa i mbijetuan sulmit. Njerëzit kanë dalë të gjallë nga streha të enjten, sipas një deklarate të shkurtër të postuar në Facebook nga ish-kreu i rajonit të Donetsk.
“Ju ndoshta keni dëgjuar tashmë se ky teatër që u godit nga raketa, një teatër ku fshiheshin 1200 gra dhe fëmijë”, shtoi Reznikov në Parlamentin Evropian.
“Dhe mund të shihni nga hartat, nga dronët që rreth këtij teatri ishin shkruar shkronja të mëdha të ‘fëmijë’ në mënyrë që piloti i avionit që hidhte bombat të shihte dhe pavarësisht kësaj, ky përbindësh ka bombarduar teatrin”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?