Pique e Shakira takohen për të diskutuar mbi çështjen e kujdestarisë së fëmijëve

Gerard Pique nuk është aspak i kënaqur me kushtet e divorcit me Shakirën.

“I ngopur” me qëndrimin e ish-partneres së tij, qendërmbrojtësi i Barcelonës thuhet se u ngrit në këmbë dhe u largua nga takimi ku diskutuan për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh, lojtari katalanas kishte shpresuar që të premten t’i jepte fund kësaj telenovele.

Megjithatë, sipas La Vanguardia, Pique është frustruar me Shakirën për të gjitha pengesat që ajo thuhet se po i vendos në rrugën e arritjes së një marrëveshjeje dhe për t’i dhënë fund kësaj historie.

Ndonëse situata mes të dyve është shumë e tensionuar për momentin, ata e kanë të qartë se duan të shmangin me çdo kusht daljen në gjyq, pasi në asnjë rrethanë nuk janë të gatshëm të dalin para gjyqtarit.

Ndaj, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër takim mes të dyve dhe nëse do të arrijnë në mirëkuptim për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.

Ata të dy shpresojnë të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos jetë gjyqtari ai që cakton kujdestarinë e fëmijëve të tyre./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button