​Pjesa e parë: Anglia në disavantazh kundër Belgjikës, baras mes Gjermanisë e Holandës

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet interesante mes Anglisë e Belgjikës dhe Gjermanisë e Holandës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley” të Londrës, Anglia po humbet 1:2 nga Belgjika.

Që të dy golat për belgët i shënoi Yuri Tielemans (minuta e 11’ dhe 36’), kurse golashënuesi i vetëm te Anglia ishte Ivan Toney (minuta e 17’).

Ndërkaq, pas 45’ minutave lojë në “Deutsche Bank Park”, Gjermania po barazon 1:1 me Holandën. Te nikoqirët golashënues është Maximilian Mittelstadt (minuta e 11’), kurse te Holanda gol shënoi Joey Veerman në minutën e 4’.

Pjesa e parë:

Anglia 1:2 Belgjika

Gjermania 1:1 Holanda

Back to top button