​Pjesa e parë, katër gola mes Liverpoolit dhe Bayernit

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes tejet interesante mes Liverpoolit dhe Bayernit, ku të dy skuadrat tani shkojnë në pushim.

Pas 45’ minutave lojë që u zhvilluan në miqësoren në Singapor, Liverpooli dhe Bayerni po barazojnë 2:2.

Golat për “Të Kuqtë” i shënuan Cody Gakpo (minuta e 2’) dhe Virgil Van Dijk (minuta e 28’), kurse te Bayerni golashënues ishin Serge Gnabry (minuta e 33’) dhe Leroy Sane (minuta e 42’).

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 2:2.

Back to top button