KFOR-i dhe Policia diskutojnë për masat që do të zbatohen për shtensionim në veri

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, me të cilin kanë diskutuar masat që do të zbatohen për shtensionimin e situatës në veri, ku përfshihet zvogëlimi i pranisë policore në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter KFOR-i e ka përshkruar takimin si pozitiv dhe konstruktiv due paralajmëruar edhe takime tjera në vijim.

“Ata diskutuan gjerësisht për masat e shtensionimit që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë. Takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv dhe do të pasohet nga takime të mëtejshme periodike si në nivel teknik dhe ekzekutiv”, thuhet në shkrimin e KFOR-it në Twitter.

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja
Sipas një vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal grupi punues përbehet nga 11 anëtarë.

“Grupi punues është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Grupi punues duhet të finalizojë projekt-udhëzimin administrativ dhe ta procedojë te Zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së deri më datën 01 shtator 2023”, thuhet në njoftim.

Back to top button