Plaçkitet Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel është bërë viktimë e një hajnie, teksa po bënte blerje ushqimore në një dyqan në Berlin të enjten.
Me atë rast i është vjedhur kuleta, ndonëse e shoqëruar nga sigurimi personal.
Kuleta ishte në një çantë që ishte varur në një karrocë, transmeton Bild.
Policia e Berlinit konfirmoi se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11.40.
Sipas raportit, Merkel nuk ka thirrur policinë nga dyqani, por ka shkuar në komisariatin aty pranë për të denoncuar vjedhjen.
Thuhet se truproja e saj, e cila ishte me të në dyqan, nuk ka mundur të parandalojë vjedhjen./21Media

Back to top button