SHBA hedh poshtë ofertën e Putinit

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën si “diplomaci jo reale”.
Duke folur me gazetarët në Uashington të premten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet në tytën e armës.
“Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen”, tha ai, përcjellë rtv21.tv
Deri më tani, shtoi Price, SHBA-të nuk kishin parë asnjë tregues se Putini ishte i gatshëm të lejonte suksesin e diplomacisë, raporton BBC
Më herët të premten, Kremlini tha se Putini ishte gati për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të neutralitetit dhe çmilitarizimit të vendit./21Media

Back to top button