Plaçkitet një bankë në Shtime

Ende nuk ka të arrestuar për këtë rast

Sot rreth orës 10:00, në filialin e bankës “Raifaisen” në Shtime, ka ndodhur një grabitje, në të cilën janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Policia njofton se sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë së paku katër persona të maskuar, dy prej të cilëve të armatosur me armë të gjata.

Në vendin e ngjarjes, ka pasur edhe të shtëna nga ana e të dyshuarve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve të personelit të bankës, dyshohet se grabitësit kanë marrë me vete dy kasaforta me rreth 5 mijë euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë duke grumbulluar prova dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarve.

Back to top button