Mey: Do të largohemi nga BE-ja edhe pa marrëveshje për “Brexit”
Kryeministrja e Britanisë këmbëngul
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, deklaroi se është e gatshme që të tërhiqet nga bisedat për Bregzit me Bashkimin Evropian, nëse marrëveshja nuk është e mirë për Londrën.
Mey tha se Britania do të shkoi në Bruksel, për të biseduar për një marrëveshje të mirë, por qartësoi se dështimi për të arritur marrëveshja është më i mirë, se një marrëveshje e keqe dhe shtoi se Londra duhet të jetë e gatshme të tërhiqet nga bisedimet, shkruan rtv21.tv
Në anën tjetër, udhëheqësi i Partisë Laburiste në opozitë, Xheremi Korbin, tha se nëse ai fiton në zgjedhje, do të siguronte arritjen e e marrëveshjes me unionin për Brexit.
I pyetur se a e ka shqyrtuar mundësinë e skenarit se Britania mund të dështoi në përpjekjet për të arritur marrëveshje me pjesën tjetër të unionit, Korbin u përgjigj se do të ketë marrëveshje dhe se ai do të siguroi këtë marrëveshje.
Në Britani javën tjetër do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa në bazë të anketave më të reja, epërsia e Partisë Konservatore të Mejit ndaj Laburistëve është shkrirë në gjashtë pikë./21Media