Plagosen dy persona në Gjakovë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri, sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për portalin rtv21.tv ka thënë se patrullat e Stacionit Policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca.
Megjithatë, pas të shtënave Policia ka konfirmuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button