Plagosen dy persona në Rahovec

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:40, në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri.

Elezaj po ashtu bëri të ditur se  në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.”, tha ai./21Media

Back to top button