Plagosen dy persona në veri

Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje dhe janë duke u trajtuar në spital.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani , i cili ka thënë të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar (i nacionalitetit serb) , i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani./21Media

 

 

 

Back to top button