Plagosen rëndë dy oficerë policor
Të shtëna në Teksas
Dy oficerë policor janë në gjendje të rëndë pas një shkëmbim zjarri me dy të dyshuar në qendër të qytetit të San Antonios në Teksas.
Një oficer është goditur në kokë dhe është në gjendje kritike, ndërkohë që oficeri tjetër pritet tu mbijetojë plagëve, sipas shefit të policisë së Teksasit, William MCManus, shkruan rtv21.tv
Oficerët po e hetonin një thirrje të dyshimtë dhe kur njëri prej tyre doli nga vetura, i dyshuari hapi zjarr drejt tij, ndërkohë që i dyshuari tjetër u arrestua menjëherë nga policia.
Sipas mediave ndërkombëtare, policia po e heton krimin dhe ende nuk e di se pse i dyshuari hapi zjarr në drejtim të policëve./21Media