Plagosen tre persona në Obiliq

Pas një përleshje fizike, tre persona janë plagosur si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta në sheshin e qytetit në Obiliq.
Për portalin rtv1.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ajo ka njoftuar se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona”, ka thënë Ahmeti.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00./21Media

Back to top button