Plagoset djali i Sulejman Rexhepit

 

 

Në Gjorçe Petrov, është sulmuar djali i ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepit i cili është edhe nëpunës policor.

Rastin për TV21 e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq shtojnë se ai ka qenë në veturë derisa është sulmuar nga një veturë tjetër.

Rreth orës 16:40, është denoncuar se në Shkup, te rreth rrotullimi në lagjen Gjorçe Petrov te kisha “Shën Petar Pavlle”, person me veturë “Gollf” ka gjuajtur drejt veturës “Mercedes” në të cilin ka qenë nëpunësi policor Z.R.”, thonë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Sipas informacioneve të para, thuhet se djali i Sulejman Rexhepit ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për t’i dhënë ndihmë.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./TV21

Back to top button