Plagoset ish-kryetari i Velipojës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur ndryshe si “Instituti” pranë kishës ortodokse.
Sipas të dhënave të para i plagosur ka mbetur Pashko Ujka, ish-kryetar i Velipojës.
Mësohet se Ujkën plumbi e ka prekur në shtyllen kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka rrethuar zonën në afërsi të Kishës Ortodokse Shkodër ku ka ndodhur ngjarja. Pritet që kamerat e sigurisë të subjekteve përreth t’i vijnë në ndihmë policisë./oranews
 

Back to top button