Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset me thikë këngëtari në Shkodër

Një plagosje ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se plagosja ka ndodhur në zonën pranë teatrit “Migjeni”, ndërsa është përdorur armë e ftohtë e tipit me thikë, ndërsa i plagosur është këngëtari shkodran Ademir Fresku, ndersa mesohet se edhe autori eshte prangosur.

Policia nuk ka dhënë detajet e para në lidhje me personat e përfshirë në konflikt apo arsyet që çuan drejt ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button