Plagoset në kokë një person në Drenas

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin “Baicë” të Drenasit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i plagosuri është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit pas rastit ishin larguar në drejtim të panjohur.
Më pas, njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin./21Media

Back to top button