Plagoset nga saçma e gjahut një person në Abri, i dyshuari arrestohet

Një person nga fshati Abri e Ulët e Skenderajt, është plagosur si pasojë e saçmave të gjahut.

Rasti sipas Policisë së Kosovës, ndodhi kur një person tjetër dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafshe, dëmtues i shpezëve, dhe copëzat e plumbçave janë kthyer nga toka, duke i shkaktuar viktimës lëndime.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Back to top button