Plagoset një 37-vjeçar në një lokal në “Emshir”

Një 37-vjeçar është plagosur sonte në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se viktima është plagosur në një lokal, teksa ka shtuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa nuk ka bërë të ditur nëse dikush është arrestuar.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti./21Media
Back to top button