Plagoset një grua në veri të Mitrovicës

Një grua është plagosur në Mitrovicën e Veriut. Policia njofton se rasti është raportuar të enjten.
“Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button