Ministri Krasniqi e fton Bërnabiqin për të diskutuar për të drejtat e pakicave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka dërguar një l kryeministren serbe, Ana Bërnabiq përmes së cilës e fton për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive dhe të drejtave për pakicave në Kosovë dhe siç është shprehur ministri, në veçanti për pakicën serbe.
Ftesa e Krasniqit vjen pas deklaratës së Bërnabiqit se Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat.
“Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq. Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button