Plagoset një person me armë zjarri

 

Një person u plagos me armë zjarri sonte në rrugën “UÇK”, në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti , e cila theksoi se personi i plagosur u dërgua për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person.”, bëri të ditur Ahmeti për rtv21.tv

Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar./21Media

Back to top button