Plagoset një person në Gjakovë

Një person është plagosur sot rreth orës 18: 20 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Lajmi është konfimruar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit si dhe kapjen e të dyshuarit”, tha ai./21Media

Back to top button