Grabitje në Prishtinë, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një grabitjeje të armatosur që ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë thuhet se janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit./21Media
Ekipi i RTV21 sjell pamje nga vendi i ngjarjes


Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?