Plagoset një person në Prishtinë

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, ku si pasojë viktima mashkull kosovar është plagosur nga të shtënat.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button